Aleksandar Sheshel: Kriza për shkak të taksës në Kosovë duhet të zgjidhet urgjentisht

Lajme

Aleksandar Sheshel: Kriza për shkak të taksës në Kosovë duhet të zgjidhet urgjentisht

Nga: F.B Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:46
Aleksandar Sheshel

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) Aleksandar Sheshel ka deklaruar në mbledhjet e takimeve pranverore të Parlamentit të Këshillit të Evropës, se “serbët në Kosovë janë në ‘rrezik’ dhe situata e tyre është rënduar ndjeshëm për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave të shkaktuara nga taksat që ka vendos pushteti i Prishtinës”.

Sheshel ka theksuar se “kjo krizë e madhe duhet urgjentisht të zgjidhet", kanë kumtuar në SRS, përcjell Bota sot.

Ai gjatë fjalimit ka gjykuar "përpjekjet që Serbia të detyrohet të pranojë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së" , duke shtuar se "hapur mohohet integriteti dhe sovraniteti i Serbisë".
 
Sheshel ka folur edhe për pasojat e bombardimit të NATO-së në Serbi duke thënë se një nga pasojat e tilla është "krijimi i shtetit të rrejshëm të Kosovës" nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat