Skot: Është koha për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Skot: Është koha për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:43
Aleksandar Vuçiq dhe Scott

“Presidenti serb Vuçiq fuqishëm përfaqëson interesat e Serbisë dhe tek ai vlerësoj sinqeritetin dhe qartësinë”, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi Kajl Skot, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në një intervistë për Telegrafin serb, në pyetjen në lidhje me komunikimin me presidentin Vuçiq, ai ka thënë se ai është përherë i gatshëm për bisedime për çështje me rendësi të përbashkët.

"Nganjëherë ulemi në katër sy, nganjëherë në prani të bashkëpunëtorëve, por bisedimet janë të hapura dhe sinqerta që e vlerësoj. Nuk pajtohemi gjithmonë por kur pajtohemi jemi si xhentëlmen. Ai përfaqëson fuqishëm interesat e Serbisë shpresoj se ai kupton se unë përfaqësoj interesat e politikës amerikane ", tha Skot.

Në pyetjen nëse do merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes shqiptarëve dhe serbëve në Shtëpinë e Bardhë ai tha:

"Nëse mendoni në solemnitetin e nënshkrimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, gjithsesi shpresoj. Ne besojmë se ka ardhur koha për marrëveshje, nëse të gjitha palët janë të gatshme për kompromis dhe vlerësim të fqinjësisë. Që kjo të arrihet duhet vazhdoj dialogu", tha Skot.

Ai u shpreh se beson se do ketë përparim në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat