Vuçiq: Në këtë moment jemi me vjet larg zgjidhjes së mundshme

Lajme

Vuçiq: Në këtë moment jemi me vjet larg zgjidhjes së mundshme

Nga: F.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:44
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot se “Beogradi dhe Prishtina në këtë moment janë me vite larg zgjidhjes së mundshme të çështjes së Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në adresimin e vetë në takimin e liderëve Brdo-Brione që po mbahet në Tiranë ka thënë se zgjidhja është larg dhe nuk do të arrihet me ku me ditë sa vjet.

"Kjo është keq për popullin serb dhe popullin shqiptar, dy popujt më të mëdhenj në Ballkan. Të gjithë na kanë thënë mos e bëni këtë, mos e bënë atë, mos ndryshoni kufijtë dhe të ngjashme, secili ka shikuar interesin e vetë, ndonëse bëhet fjalë për çështje me rëndësi për ne dhe jo për dike tjetër “, ka thënë ai.

Vuçiq ka theksuar se dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është ndërprerë dhe shpreson se kjo nuk do zgjas ”përgjithmonë derisa nuk mund të kërkohet zgjidhja.

Sipas fjalëve të tij, sigurisht do të duhet shumë kohë që të gjendet zgjidhja për raportet shqiptaro-serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat