Stefanoviç: Refuzimi i Kosovës të heq taksat, është humbje e politikës se BE-së

Lajme

Stefanoviç: Refuzimi i Kosovës të heq taksat, është humbje e politikës se BE-së

Nga: F.B Më: 8 qershor 2019 Në ora: 21:58
Nebojsha Stefanoviç

Ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se refuzimi i Prishtinës që të heq taksën ndaj mallrave serbe është humbje e politikës së BE-së, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se BE ose nuk e kupton se një humbje e tillë e kredibilitet e dëmton vetë atë ose, disa vende paraqiten se bëjnë presion ndaj Prishtinës për heqje të taksës, në të vërtetë e porosisin që nuk ka pse ta bëjë atë.

Lidhur me telefonatën e Vuçiq me Merkel dhe refuzimin e heqjes së taksës nga Prishtina dhe realizimi i obligimit nga marrëveshja e Brukselit ka thënë se ka dy shtigje të ndryshme” dy gjëra që qartë diferencohen të lidhura me të gjitha bisedat".

Ai ka lavdëruar Vuçiqin për politikë stabile dhe për angazhimin dhe luftën që bënë për serbët dhe që Serbia të fitoj diçka në Kosovë.

"Keni tentime të vazhdueshme që me bisedime të sigurohet stabilitet, që është shumë e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë regjionin dhe të sigurohet paqe edhe investime. Këto janë parakushte për ardhjen e investitorëve ", ka thënë Stefanoviç.

"Situata aktuale është shumë e keqe për BE, asnjëherë nuk kemi pritur shumë nga udhëheqja e Prishtinës, nuk jam i sigurt se kanë kapacitet të madh që të vendosin për atë, por kjo nuk është e mirë as për serbët as për shqiptarët posaçërisht nuk është mirë për ata që kanë humbur fjalën e vetë. Kur humbi fjalën e dhënë çka mbetet aty” ka pyetur Stevanoviç.

Ai kritikoi qëndrimin e ambasadorit amerikan që ka dhënë vlerësim për mediat në Kosovë. Duke vlerësuar se mediat në Serbi kanë liri të plotë të shkruajnë çfarë të duan.

"Nuk mendoj se është mirë që ambasadorët të japin vlerësim negativ për disa prej tyre, nuk është mirë të kritikohen vetëm se nuk ju pëlqen diçka që thuhet aty. Lyrni ata që të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat