MacShane: A do t’ia kthejë Brukseli serish shpinën Ballkanit?

Lajme

MacShane: A do t’ia kthejë Brukseli serish shpinën Ballkanit?

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

A do të respektojë Bashkimi Evropian premtimin ndaj Tiranës dhe Shkupit, ose do të lërë Ballkanin Perëndimor për herë të parë që të "zihet në salcën e vet", pyet ish-ministri për Ballkan i Britanisë së Madhe, Denis MacShane, duke shtuar se të gjithë sytë janë të përqendruar në reagimin e ministrave të jashtëm të BE.

"Ballkani përsëri do të jetë një çështje kyçe në rendin e ditës," shkroi ai për portalin Euroaktiv, përpara takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE.

Ai thekson se Marrëveshja e Prespës është një rast i rrallë i përparimeve serioze diplomatike nga dy kryeministra të ri, të orientuar nga majta, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, të cilët vendosën t'i japin fund mosmarrëveshjes tridhjetëvjeçare mbi emrin e Maqedonisë Veriore.

Siç tha ai, Greqia ka rënë dakord të mbështesë hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE, dhe diplomatët grekë mbështesin qetësisht hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Ashtu si hyrja e Polonisë dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore në BE ndihmoi në përmirësimin e ekonomisë së tyre dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ne shpresojmë se efekti i BE-së në ngritjen e standardeve në biznes dhe sundimin e ligjit, do të transferohet në Shqipëri dhe Veri Maqedoni ", tha MacShane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat