Kryeministri Haradinaj ‘godet’ publikisht Aleksandër Vuçiqin

Lajme

Kryeministri Haradinaj ‘godet’ publikisht Aleksandër Vuçiqin

Nga: D.RR Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj dhe Aleksandër Vuçiq

Kryministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që të ndalë skenarin e krizës humanitare në pjesën Veriore të Mitrovicës, shkruan "Bota sot".

 Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj i ka shkruar direkt presidentit serb duke e etiketuar.

“I dashur Vuçiq. Ju bëjë thirrje të mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për ta destabilizuar Kosovën veriore. Kriza e rreme humanitare nuk do të shërbejë kurrë si një mburojë për qëllimet tuaja të destabilizimit dhe ju do të jeni përgjegjës për këtë” shkruan Haradinaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat