Flet babai i shqiptarit nga Kosova që u vra në Siri: Nuk e di nga kush i mori parat - Bota Sot
Flet babai i shqiptarit nga Kosova që u vra në Siri: Nuk e di nga kush i mori parat

Lajme

Flet babai i shqiptarit nga Kosova që u vra në Siri: Nuk e di nga kush i mori parat

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:54
ISIS

Xhelal Smajlit i kujtohet sikurse të ishte dje momenti kur pranoi një thirrje në maj të 2017 nga një person nga Siria, ai person nga Siria fliste shqip dhe e lajmëroi se i biri tij ‘Dushi’ ka vdekur duke luftuar krah grupit terrorist ISIS.

Smajli nuk e di datën kur djali i tij Dushi ka vdekur dhe se ku është trupi i tij, siç thotë ai me lot në sy ende se kupton pse ka shkuar në Siri, kush i dha parat për udhëtim pasi mezi ushqehemi me bukë në Kosovë.

Çka Xhelal Smajli nuk e ka ditur është se ka një nip që ka lindur në Khalifat, në shtetin islamik të ISIS’it.

Nipi e kishte lindur një grua kosovare me të cilën ishte martuar djali i tij në vitin 2016 në Siri.

Nipi i Smajlit që tani ka 1 vit e gjysmë, është rikthyer në muajin Prill të këtij viti në Kosovë me aeroplanin ushtarak amerikan së bashku me 110 persona të tjerë, operacion ky sekret I Qeverisë së Kosovës me SHBA’të.

Xhelal Smajil e pa nipin e tij për herë të parë menjëherë pasi mbërriti në Prishtinë, takimi i parëi i tij ishte emocional, thotë ai.

“Ai është mirë në këto rrethana, ai është i shëndetshëm, ai duket si djali im, unë do të bëj gjithçka për ta rritur atë”, tha Smajli.

Duke klikuar në këtë LINK ju mund ta ndjekni videon e realizuar nga televizioni holandez NOS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...