Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë në tërheqjen e njohjeve

Lajme

Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë në tërheqjen e njohjeve

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:18
Ivica Daçiq

E ardhmja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se çfarë do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai theksoi se kah fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.

Daçiq tha për TV Pink se Franca dhe presidenti i saj, Emmanuel Macron, duan të përfshihen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë se mbi Serbinë po kryhet presion që të jetë konstruktive dhe të ndalojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve dhe mos të  kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

"Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Daçiq.

Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat