Moti i keq u prish planet pushuesve, meteorologët: Ja kur rikthehen ditët e nxehta

Lajme

Moti i keq u prish planet pushuesve, meteorologët: Ja kur rikthehen ditët e nxehta

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:38
Ilustrim

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu që ka përfshirë vendin në 24 orët e fundit, do të vijojnë përgjatë kësaj të hëne, për t’u përmirësuar në ditët që pasojnë.

Sipas meteorologes Lajda Porja, më të rrezikuara do të jenë zonat bregdetare për shkak të erës që shkakton dallgë të mëdha në det. “Për të gjithë ata që janë duke pushuar gjatë këtyre 3 ditëve dhe ditët e fundit të Korrikut, do të kenë një mot disi të qëndrueshëm sa i përket reshjeve, por parametri i erës, deti i trazuar dhe temperaturat do të jenë më shumë se 32 gradë në zonat bregdetare.”- ka thënë Porja.

Ndërkaq, duke filluar nga data 1 gusht, pritet që kushtet atmosferike të ndryshojnë në favor të pushuesve.

“Pritet të kemi direkt një përmirësim të motit, duke filluar që nga data 1. Do të kemi ardhje të masave ajrore të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që në pjesën e parë të variojnë nga 32 deri në 35 gradë“, parashikon meteorologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat