Zbulohet arsyeja pse presidenti çek i dha ‘zemër’ Serbisë me deklarata kundër Kosovës - Bota Sot
Zbulohet arsyeja pse presidenti çek i dha ‘zemër’ Serbisë me deklarata kundër Kosovës

Lajme

Zbulohet arsyeja pse presidenti çek i dha ‘zemër’ Serbisë me deklarata kundër Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:16
Presidenti çek dhe ai serb

Kanë vazhduar edhe më tutje polemikat për Kosovën në Çeki lidhur me mundësinë që ky shtet ta tërheq njohjen e pavarësisë.

I fundit që është përfshirë në këtë debat është zëvendëskryeministri çek, Karel Havliçe.

Ai ka dhënë një tjetër version të arsyes së deklaratave të presidentit Milos Zeman, që në Beograd paralajmëroi tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Havliçek, që përveq postit të zëvendëskryeministrit mban edhe postin e ministrit të Tregtisë, thotë se deklaratat pro një shteti mund ta nxisin zhvillimin e mëtutjeshëm të tregtisë mes dy vendeve.

Ai përmend faktin që  Çekia është investitori i katërt më i madh në Serbi.

“Raportet me Serbinë janë jashtëzakonisht të shkëlqyeshme. Ne jemi investitori i katërt më i madh aty. Jemi në sektorët e ushqimit, bankave dhe telekomunikacionit. Atje kemi dërguar një aeroplan me plotë investitor të interesuar”, thotë ai.

Në një kontekst të tillë, Havliçek thotë se “nëse një njeri, zyrtar i lartë flet në favor të një shteti, ai  i kontribuon investimeve dhe tregtisë”, thekson ai.

Një anë krejtësisht të kundërt të qëndrimeve e ka ministria e Jashmte e Çekisë. Ata vlerësojnë se qëndrimi karshi Kosovës nuk do të ndryshojë.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, edhe Partia Komuniste e Çekisë ka kërkuar që deklaratat e presidentit Zeman të merren parasysh dhe shteti të shikojë mundësinë e tërheqjes së njohjes ndaj Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...