Nastiç: Për 20 vjet qeveria gjermane ka punuar në copëtimin e Jugosllavisë

Lajme

Nastiç: Për 20 vjet qeveria gjermane ka punuar në copëtimin e Jugosllavisë

Nga: F.B. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:54
Zaklin Nastiç

Qëndrimi i Gjermanisë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer, si dhe kundërshtimi i korrektimit të kufirit apo ndarjes, janë hipokrit dhe arrogant ka shkruar anëtarja e Partisë së Majtë, Zaklin Nastiç, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

“Këto porosi për ‘punën e kryer’ është hipokrizi. Gjatë 20 viteve qeveria gjermane njëra pas tjetrës kanë punuar në copëtimin e Jugosllavisë përgjatë vijave etnike, përkundër rekomandimeve të BE-së dhe OKB-së që kjo mos të ndodhë” mendon parlamentarja gjermane.

Ajo ka shtuar se "Dhe kur pas 30 viteve të jo stabilitetit serbët dhe qytetarët e Kosovës janë afër marrëveshjes sit ë jetojnë njëri pranë tjetrit, qeveria gjermane thotë se  koha për ndryshimin e hartave është kryer. Ky qëndrim i këtillë është arrogant edhe qesharak", ka transmetuar “Veçernje novosti”.

Partia e Majtë kohë më parë ka mbështetur propozimin e presidentit Milosh Zeman që të anulohet njohja e pavarësisë së Kosovës. Por deputetja e këtij subjekti që ka 69 vende nga 709 anëtarë të Parlamentit ka thënë se aktualisht ka pak gjasa që Bundestagu të tërheq apo anuloj pranimin e Kosovës.

"Definitivisht kjo ishte gabim, që Gjermania ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte shkelje e të drejtës serbe dhe ndërkombëtare dhe në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka shtuar Nastiç, duke përkujtuar se nga pranimi gjendja dhe situata në Kosovë është përkeqësuar dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat