Mediat serbe: Kurti e do Rada Trajkoviç dhe Nenad Rashiqin në Qeveri

Lajme

Mediat serbe: Kurti e do Rada Trajkoviç dhe Nenad Rashiqin në Qeveri

Nga: F.B. Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:42
Rada Trajkoviç dhe Albin Kurti

Me marrëveshje të fshehtë do kërkoj aleat ndër ata me të cilët është takuar para zgjedhjeve, dëshiron të bashkëpunoj me ata që e dëgjojnë dhe nuk mbrojnë interesat kombëtare ka thënë nën kryetari i Listës Serbe liste Dalibor Jevtiç, shkruan “Kurir”, përcjell “Bota Sot”

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka porositur pas zgjedhjeve se do të filloj bisedimet me serbët e Kosovës dhe në koalicion do të kyç vetëm partitë serbe që nuk janë Lista Serbe!

Me këtë ka dërguar porosi se do tregtoj me rezultate dhe aleat do të kërkoj tek “serbët e pranueshëm”, ka thënë Jevtiç për “Kurir”.

“Kurti do të kërkoj aleat ndër ata me të cilët u takua para zgjedhjeve, në radhë të parë me Rada Trajkoviç dhe Nenad Rashiq nga koalicioni “Liria”.  Kjo është shprehje e dëshirës si edhe të gjithë shqiptarëve që të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me ata që mbrojnë vetëm interesin personal dhe jo të popullit serb. Duan bashkëpunim me ata që dëgjojnë dhe nuk mbrojnë interesin kombëtar, sepse duan serbë që vetëm bëjnë me kokë, me ta duan të bisedojnë dhe të thonë se “përmbushën kushtin”, tha ai.

Mirëpo, kjo nuk është në harmoni me ligjin dhe vështirë të kaloj në realitet.

“Këtë ide është e pamundshme në mënyrë institucionale të realizohet sepse nuk është në harmoni me ligjin. Qartë është e definuar në Kushtetutë në nenin 96 ku thuhet se përfaqësuesi serb në qeveri zgjidhet nga deputetët serb në parlament”, thotë Jevtiç.

Analisti politik Branko Radun thotë se në provokimet e këtilla ndaj Listës Serbe, Kurti tenton që të ja u ul çmimin: “Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga serbët e pranueshëm i ofrohen Kurtit për pozicion, por kjo do të jetë në kundërshtim me ligjshmërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat