Vuçiq nervoz me mediet serbe: Çka të bëjë të varem në litar?

Lajme

Vuçiq nervoz me mediet serbe: Çka të bëjë të varem në litar?

Nga: F. B. Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:57
Aleksandër Vuçiq

Vuçiq duke ju drejtuar gazetarëve në Kovin ka thënë se “Të gjithë ata që kanë pranuar Kosovën, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Por a do ta paketojnë këtë me kravatë të kaltër apo të verdhë...nuk jam i marr që mos të kuptojë këtë përmbajtje”  ka thënë Vuçiq,, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

Amerika nuk do të ndryshoj qëndrimin e tij, askush asgjë nuk na ofron ka nënvizuar ai.

"'Amerika ka ndryshuar qëndrimin', këtë e kam lexuar në gazetat tona ka 5 mijë herë. Çka tjetër të bëjë, të marr litarin edhe të varem kur dëgjoj këto marrëzi. Sa herë keni lexuar dhe më thoni në çka ka ndryshuar qëndrimin Amerika? E saktë të merrni litarin edhe të vareni sepse na sillni në situatë të pamundshme, sepse njerëzit presin diçka tjetër. Çka tjetër prisni? Amerika ka pranuar Kosovën dhe kërkon ta njohim Kosovën, çfarë pritni tjetër", ka thënë Vuçiq dukshëm nervoz për situatën në të cilën ndodhet.

Askush asgjë nuk na ofron, “Disa njerëz thonë se na ofrohet ndarje”, ju përsëris askush asgjë nuk na ofron. Kjo se duhet diçka të fitojmë është vetëm në imagjinatën tonë...herën e parë që dikush do na ofroj diçka , do të grabis atë, por askush nuk na jep asgjë. Kjo po ndodhë qe 7 vjet, vetëm dëgjoj tregime bajat, ' se jam tradhtar, se na kanë sjell në situatën se duhet të pranoj'. Nuk ka asgjë nga marrëveshja, çfarë të bëjmë tash? Dhe çfarë të bëjmë me tregimin tuaj – ke premtuar se do nënshkruash, çka të nënshkruaj? Asgjë. Gjithë kohën jam i detyruar të dëgjoj marrëzi edhe përralla", tha i.

Ai ka thënë se vendet që kanë pranuar Kosovën siç është edhe Shqipëria nuk do ndryshojnë mendimin.

"Çka ka të re këtu, pos që në mënyrë të kulturuar tha Rama, se ky është qëndrim i Shqipërisë dhe 100 vendeve tjera në botë. Pse po çuditeni. Serbia është vend i respektuar , mund të takohet me secilin, por nuk mundet të ju ndryshoj qëndrimin", ka thënë Vuçiq.

Nuk dua të fsheh asgjë, siç bëjnë tjerët për të fituar ndonjë votë. Askush nuk ja jep asgjë, unë flas për kompromis, por askush nuk do të dëgjoj.

"A keni dëgjuar Kurtin? Ai do të fus Rada Trajkoviçin në qeveri edhe pse askush se ka votuar. Thotë se mundet edhe pse është e kundërligjshme", tha Vuçiq.

Duhet të kuptohet pozita e Serbisë. "Pozita jonë nuk është e lehtë. Kosova ka sjell vendimi për pavarësi, ndërsa tash e gjithë barra është në Vuçiqin që ka nis këtë çështje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat