Raportuesi për Serbinë në PE: Jepini kohë Kurtit për ta kapërcyer retorikën elektorale

Lajme

Raportuesi për Serbinë në PE: Jepini kohë Kurtit për ta kapërcyer retorikën elektorale

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 09:56
Vladimir Bilçik

Raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, thotë se për të bërë përparim në dialogun Kosovë-Serbi duhet të tregohet vullnet i mirë politik nga të dyja palët.

Ai shpreson që udhëheqja politike e Prishtinës do të jetë në gjendje të kontribuojë në proces.

Bilçik në pyetjen e “Blicit” serb se a kontribuojnë deklaratat e drejtuesit të Vetëvendosjes, Albin Kurti se nuk do ta tërheqë taksën përderisa Serbia nuk do të heq dorë nga fushata për çnjohjet e Kosovës, ai është përgjigjur se “Kurtit duhet t’i jepet kohë për ta kapërcyer retorikën parazgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat