I njëjti destinacion i njëjti qëllim, dora për ndihmë

Lajme

I njëjti destinacion i njëjti qëllim, dora për ndihmë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:44
Efektivi shikohet në dy foto bashkangjitur njëra me tjetrën

Edhe pse konsiderohen si vite të largëta ai i vitit 1999, kujtesa e qindra mijërave shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës është ende i freskët në ato vite. Kosova ishte në gjendje lufte me Serbinë.

Në këto kushte shumë familje kosovare, morën çfarë mundën dhe me shumë vështirësi arritën që të vendoseshin në Shqipëri, aty ku në çdo qytet të Shqipërisë u hapën dyert e shtëpive për të pritur vëllezërit e tyre nga Kosova

Historia përsëritet, rreth 20 vite më pas mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria u prek nga tërmeti më i fuqishëm i këtyre dekadave të fundit. Ishte pikërisht Kosova vendi që na u gjend më së shpejti pranë, duke dërguar në drejtim të shqiptarëve shumë trupa ushtarake, njësi të emergjencës si edhe shumë ndihma  në ushqime dhe vlerë monetare.

Një foto është postuar ditën e sotme në rrjetin social “Facebook’, ku shihet një efektiv i forcave policore të Kosovës, i cili ndodhet në zonën e Thumanës, zonë e cila së bashku me Durrësin regjistroi numrin më të madh të viktimave dhe të pasojave.

Efektivi shikohet në dy foto bashkangjitur njëra me tjetrën, në të anën e majtë shikohet  efektivi në qytetin e Kukësit, i cili ndodhej aty gjatë viteve të vështira të luftës dhe nga ana tjetër shikohet po i njëjti person tashmë i rritur i cili po sakrifikon veten e tij me shpresën për të shpëtuar nga rrënojat personat që ndodhen nën të. Kjo gjë tregon solidaritetin që kanë të dyja vendet, edhe pse padrejtësisht jemi ndarë gjithmonë e kemi konsideruar veten vëllezër të një kombi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat