Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq deklarohen të pafajshëm

Lajme

Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq deklarohen të pafajshëm

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:48
Pamje nga seanca

(E plotësuar) - Pas leximit të aktakuzës nga ana e Prokurorit Special në gjuhën shqipe e më pas edhe me përkthim në gjuhën serbe, gjashtë të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar përmbajtjen e aktakuzës dhe janë deklaruar të pafajshëm për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këtu të dyshuarit Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq e pranuan fajësinë vetëm për përdorim të paautorizuar të armëve por jo edhe për ndihmë në vrasje.

Shqyrtimi fillestar po vazhdon.

***

Ka filluar seanca shqyrtuese ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ishte ekzekutuar para selisë së partisë së tij më 16 janar të 2018-ës.

Në fakt seanca e parë ishte paraparë të mbahej më 30 dhjetor por për shkak se Prokurori Special kishte ardhur në seancë me një aktakuzë të dytë dhe të papërkthyer në gjuhën serbe, seanca ishte shtyrë për ditën e sotme.

Fillimisht janë bërë konstatimet për të dhënat e gjithë të akuzuarve, për t’ju dhënë fjala që gjatë shqyrtimit fillestar të lexohet aktakuza nga Prokurori Special Blerim Isufaj.

Të akuzuar janë 1. Nedelko Spasojeviq 2. Marko Rosiq 3. Silvana Arsoviq 4. Dragisha Markoviq 5. Zharko Jovanoviq 6. Rade Basara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat