Publikohen “Politikat rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme” - Bota Sot
Publikohen “Politikat rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”

Lajme

Publikohen “Politikat rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF në partneritet me rrjetin KRAEEYN, sot mban konferencë për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”.

Kjo politikë rekomanduese përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron një pasqyrë të disa prej fushave prioritare për ndërhyrje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe rekomandime se si duhet adresuar dhe trajtuar ato.

“Duke pasur parasysh që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është dikasteri udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë do t’i adresohet MASHT por edhe sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale”, thuhet në komunikatën e KOMF.

Ngjarja do të mbahet nga ora 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat