Mbështetja morale dhe financiare nga Stone Castle per punëtorët!

Lajme

Mbështetja morale dhe financiare nga Stone Castle per punëtorët!

Nga: Beqir Sina Më: 22 mars 2020 Në ora: 07:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ketyre ditëve sfiduese të Pandemis Covid-19, Kompania Stone Castle ka mbështetur punëtorët në shumë aspekte ku edhe ka kërkuar të kenë kujdesë të shtuar.
Për ketë Kompania ka siguruar masa mbrojtëse, gjë që është kerkuar edhe nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si ne vijim:

•Punëtorët që janë të dy prindër në punë të lirohet njëri prej tyre për përkujdesje te fëmijëve.
•Punëtorët me moshen mbi 60 vjet jane liruar nga puna.
•Punëtorët me probleme shëndetsore sikur, Diabeti, Probleme ne frymëmarrje dhe ata që janë me shëndet të ligë.
Të gjithe keta punëtorë do të gëzojn benefite financiare të pa ndërprera.

Gjithashtu i gjithe objekti i Stone Castle nga operatori i licencuar eshte dezinfektuar, filluar nga Zyret, sallat e takimeve, Wine Shop-at, mjetet transportuese, Autobusa, automobilat etj.
Materialet higjienike, sikurse dorëzat, maskat mbrojtëse etj. të gjithë të siguruar nga Kompania.

Pasi që edhe paniku per Miell ishte në masë të madhe, Stone Castle ka siguruar Miell per 260 punëtorë 50kg per secilin punëtorë.

Në këto kohë sfide na vizitoj Kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ku edhe u informua mbi mbeshtetjen per punëtorët dhe kërkesen për kujdes te shtuar nga të gjithë me shpresë që ta kalojm sa më lehtë dhe sigurtë këtë situate Pandemike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat