Jevtiq dënon dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, kërkon hetim nga policia

Lajme

Jevtiq dënon dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, kërkon hetim nga policia

Më: 11 prill 2020 Në ora: 12:13
Jevtiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka dënuar prishjen e varrezave të komuniteteve jo-shumicë në Rahovec.

“Prishja e vazhdueshme e gurëve të varreve të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë është një krim pa ndëshkim”, ka thënë ai.

Jevtiq thotë se në territorin e komunës së Rahovecit ka pasur ndëshkime të hershme të gurëve të varreve, pllaka përkujtimore për anëtarët e Luftës së Dytë Botërore Nacionalçlirimtare, prishja e pllakës për gazetarët e rrëmbyer serbë në shtatë raste.

“E gjithë kjo tregon për faktin se policia dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punët e tyre në mënyrë më efektive. I bëj thirrje elitës intelektuale, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që ta ngritin zërin e tyre kundër këtij lloji të vandalizmit ndaj popullatës jo shumicë në Rahovec“, tha Jevtiq, bëhet e ditur përmes një deklarate për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat