Burdushi zbulon 2 deputetët që nuk e votojnë Qeverinë Hoti - Bota Sot
Burdushi zbulon 2 deputetët që nuk e votojnë Qeverinë Hoti

Lajme

Burdushi zbulon 2 deputetët që nuk e votojnë Qeverinë Hoti

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:53
Hysri Peqani-Burdushi

Mjeku popullor, Hysri Peqani-Burdushi ka dhënë parashikimin e tij lidhur me qeverinë Hoti.

Ai ka treguar se cilët janë dy deputetët që sipas tij nuk do ta votojnë qeverinë e re.

“Donika Kadaj-Bujupi nuk e voton qeverinë Hoti. Kjo po shihet, Donika Kadaj nuk e voton qeverinë”, ka deklaruar Burdushi.

Por ai thotë se Kadaj-Bujupit mund t’i thehet mendja.

“Njëherë për një herë puna është konstante, është mbet puna në peshore”, ka pohuar ai.

Kurse deputeti tjetër ka thënë që nuk e voton qeverinë është Haxhi Avdyli nga LDK.

Për këtë të fundit dihet botërisht se do të voton kundër, pasi këtë e ka deklaruar disa here personalisht deputeti nga Prizreni. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat