Haradinaj –Stublla takon Ambasadoren e Izraelit me mision Beograd Alona Fisher-Kamm.

Lajme

Haradinaj –Stublla takon Ambasadoren e Izraelit me mision Beograd Alona Fisher-Kamm.

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:38
Meliza Haradinaj –Stublla dhe Alona Fisher-Kamm.

Ministërja e punëve  Jashtme Meliza Haradinaj –Stublla ka bërë të ditur përmes një postimi të saj në Facebook se sot ka pritur në takim  Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Ajo ka bërë të ditur se ka falenderuar  Ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Ajo ka theksuar se e ka mirëpritur  gadishmërinë e Ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19.

Postimi i saj i plotë:

Kisha nderin të pres sot Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

E falënderova Ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës.

Numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë luftës së dytë botërore është rritur, familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kanë shpëtuar mijëra herbrenj.

Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i yni i përbashkët.

E mirëprita gadishmërinë e Ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat