Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij - Bota Sot
Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Lajme

Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:47
Shkelzim Zekaj

Policia e Kosovës, gjegjësisht stacioni në Drenas me datë 04 korrik ka pranuar një informacion për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë nuk ka asnjë rezultat lidhur me gjetjen e këtij personi.

Prandaj policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë Shkelzim Zekaj, i cili është nga fshati Nekoc i Drenasit.

Shkelzimi ka lindur në vitin 2005, pra është 15-vjeçar.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192, njofton Policia e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat