Alarmante: Deputeti i LVV’së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë

Lajme

Alarmante: Deputeti i LVV’së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 13:03
Foto Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha ka shkruar se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në spitalin e Gjakovës për dy orë.

Batusha ka shkruar në Facebook se situata me koronavirusin është jashtë çdo kontrolli.

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV’së ka bërë thirrje që të shmangin daljet e panevojshme.

“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat