Vuçiq nuk ndal sulmet ndaj Kosovës, falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq nuk ndal sulmet ndaj Kosovës, falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:21
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, me të cilin diskutoi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale

Kreu i shtetit serb e falënderoi atë për siç tha “mbështetjen e Palestinëssovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimit parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ai gjithashtu e njoftoi diplomatin palestinez për rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës..

Ambasadori Nabhan e informoi Vuçiqin për pikëpamjen palestineze për situatën në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat