Sava Janjiq e quan gjest trimërues ndalimin e punimeve në rrugën përskaj manastirit në Deçan

Lajme

Sava Janjiq e quan gjest trimërues ndalimin e punimeve në rrugën përskaj manastirit në Deçan

Nga: F. B. Më: 20 gusht 2020 Në ora: 09:56
Janjiq

Përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë janë akorduar që punimet e rrugës Deçan –Plavë të ndalohen edhe të bisedohet  me të faktorët  që janë përfshirë në këtë projekt, ndërsa këtë hap të qeverisë abati Sava Janjiq e ka vlerësuar dhe cilësuar si trimërues e inkurajues, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Abati i manastirit në Deçan arkimandriti Sava Janjiq theksoi me këtë rast se ndalimi i punimeve në magjistralen Deçan-Plavë në zonën e manastirit nga qeveria dhe pushteti lokal në Deçan është trimërues edhe inkurajues.

“Ky është gjest shumë inkurajues nga qeveria edhe komuna, që tregon se ndërtimi i kësaj rruge mund të bëhet me ndërtimin e unazës përreth zonës së manastirit, në harmoni me vendimin e mëhershëm të qeverisë me 2014 “ ka thënë Janjiq.

Nga Eparkia e Rashkës - Prizrenit më herët ishte tërhequr vërejtja se për shkak të vazhdimit të punimeve dhe mekanizmit të rëndë që përdoret dhe kamionëve mund të ketë dëmtime statike të vetë objektit i cili daton nga shekulli 14 dhe objekteve të kishës dhe objekteve përcjellëse.

Kryeministri i qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti dhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dje janë pajtuar në bisedën që patën se punimet në rrugën Deçan –Plavë të ndalohen, u kumtuar nga kabineti i kryeministrit të Kosovës.

Në kumtesë që transmeton “Telegraf” thuhet se ata janë pajtuar që të gjendet zgjidhje përmes bisedimeve me të gjithë faktorët që janë të kyçur në këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat