Trump godet Zëdhënësin e Clintonit, premton se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trumpit

Lajme

Trump godet Zëdhënësin e Clintonit, premton se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trumpit

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 15:48
Richard Grenell dhe Donald Trump

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një postimi të ish-zëdhënësit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim ekonomik mes dy vendeve ballkanike.

Grenell ka shkruar se ish-zëdhënësi i Clintonit është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik. “Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke iu referuar Joe Lockhartit.

Më tutje, Grenell ka pyetur pse këto vende janë injoruar, sipas tij, për një kohë të gjatë nga Uashingtoni.

Në fund, ai ka premtuar se Administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë Kosovën dhe Serbinë si prioritet kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat