Vdes veterani i UÇK-së

Lajme

Vdes veterani i UÇK-së

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:58
Foto Ilustrim

Ka vdekur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Morina nga fshati Akrashticë.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Vushtrri, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhembje të thellë dhe pikëllim, ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Salih Morina nga fshati Akrashticë. I ndjeri ishte ushtar i Brigadës 142 ZOSH, kurse neve na mbetet t’iu thurim lavde e merita atdhetarëve të tillë! Varrimi bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Akrashticë. Lavdi e përjetshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat