Presheva ka kërkuar nga Prishtina të hapë konsullatë e jo “zyre humanitare”

Lajme

Presheva ka kërkuar nga Prishtina të hapë konsullatë e jo “zyre humanitare”

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:16
Presheva ka kërkuar nga Prishtina të hapë konsullatë e jo “zyre humanitare”

Nëse qeveria Hoti e konsideron Kosovën shtet, duhet që në Preshevë të hapë jo zyre humanitare, të ashtuquajtur "zyra asistence" por konsullatë, sikur Franca që ka në Gjenevë.

Qeveria Hoti dje ka thëne se «ka marrë vendim» por ende se ka hapur themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Vendime dhe rezoluta te tilla deri tash qeveritë e Kosovës të prira nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa deri sot ka ndërmarr së paku 10 te tilla, por asnjërin fatkeqësisht nuk janë realizuar deri tash, sikur qe Serbia nuk ka realizuar vendimet e Brukselit ne dialogun me Kosovën.

Këto vendim qeveritë e mëhershme i ndërmorën në prag te zgjedhjeve për të bërë fushatë. Kurse Qeveria Hoti ndërmori këtë vendim «për të shpëtuar» në prag te rënies se saj!, ka shkruar sot gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe «Le Canton27.ch

Delegacioni maratonik nga Presheva n'Qylyme te Dulla ...

Nëse Serbia ka konsullata në Shqipëri e Maqedoni apo në Hungari e Rumani ku ka një pakice serbe, pse t’mos ketë edhe Kosova konsullatë në Luginën e Preshevës?! Sa i përket përhapjes së kësaj zyre, siq po e quajnë «zyre për asistence» gjason të jetë më shumë humanitare, që në Luginën Preshevës dhe në Zvicër zyrtar te tilla janë se paku 20 sosh?!

Musliu: Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës hapjen e Konsulatës në Preshevë ose Bujanoc» ishte ky titulli i mediave të Kosovës para tri vitesh sa ishte gjalle lideri i Luginës se Preshevës Jonuz Musliu, njërit kyretar i Kuvendit Komunal te Bujanocit dhe ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-së.

Zoti Musliu kishte thene se “eshte koha e fundit qe insitucionet e Kosovës te kene qaje me serioze me shqiptaret entikë ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë”.

Madje sipas z.Musliu “Kur Serbia ka ministrinë e vet për minoritete në Kosovë, pse edhe Lugina të mos e ketë një minsitër të vetin në Kosovë”.

Per ketë iniciative, kërkese nga Lugina e perrahur nga popullata shqipare dhe mediat ne Kosovë per te hapur konsulate ne Presheve apo Bujanoc dridhen Serbine, kur shkruhajten ne ballina te gazetave te Beogradit se «Lideri nga Lugina e Presheves Jonuz Musliu po këron hapjen e nje konsulate ne Presheve apo Bujanoc» (Lider Presevske doline JONUZ MUSLIU traži KONZULAT KOSOVA u Presevo ili Bujanovac!)

 

Për ketë vendim te qeverise Hoti per hapjen e kesaj te ashtuquajtur «zyre asistence» e cila ende nuk eshte hapur. Per dallim nga vendimet e zhurmshme te qeverite te Hashim Thaqit dhe Isa Mustafes alias Hotit te kujtojme veprimin direkt te Qeverise Kurti e cila pa kurrefare zhurme, pa palamerim as pa vendim drepërsedrejti aty per aty dhuroi gjysem milioni euro per vellezërit e tyre ne Luginen e Presheves.

Pra, Presheva nuk ka kerkuar nga Qeveria e Kosovës «zyre humanitare», por konsalatë! «Shqiptaret e Lugines se Presheves nuk luftuan, nuk cliruan Kosoven per te hapur zyra, por per bashkim me Kosoven ose per te hapur konsulate ne Preshevë..» kane thenë analistet dhe ish-luftetare te UCPMB-së për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe «Le Canton27.ch»

Sidoqote nese eshte serioz ky vendim i Qeverisë, megjithete me mire se pa hiq, apo me mire bresher kur ska shi!

Jo vetem kaq, lideret e Presheves ne fillim te kesaj jave u pane tek qeveria e Kosovës. Shikuar nga numri i delegacionit me anetare maratonik qe nuk gjasonte nje vizite, por dicka me shume, si ne «Qylyme» te kryeministri i Hashimit dhe Ises, tek Avdullah Hoti.. Zoti kabull! Ky ishte delgacioni nnga Presheva pa asnje grua?!. Nese ka qene vertete ne qylime, sigurisht grate i paskan pas ne n’tjetren "sobë.."

Shume bre kallabllak, nje autobus gjin, nga Lugina per mend, me ja prek Dulles brrylin, a thua morën mesim nga delegacioni kosovar kur shkojne ne Bruksel apo Uashington nga 50 veta?! Mbaju Kosove mbaju po t’hanë për së gjalli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat