Diskriminimi për shkak të COVID-19, IKSHPK kërkon nga qytetarët t’i drejtohen Avokatit të Popullit

Lajme

Diskriminimi për shkak të COVID-19, IKSHPK kërkon nga qytetarët t’i drejtohen Avokatit të Popullit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:56
Foto Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët se në qoftë se ndjehen të diskriminuar në shoqëri apo nga ndonjë institucion për shkak  të prekjes me COVID-19, të paraqesin rastin te Avokati i Popullit.

IKSHPK ka theksuar se qytetarët mund të thërrasin falas në numrin 0800 15555.

Më tej, IKSHPK ka pohuar se stigma dhe diskriminimi mund të ndikojnë që qytetarët të mos kërkojnë shërbime mjekësore, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 159 raste të reja me COVID-19.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat