Thaçi e të tjerët shihen nga dritarja me Haradinajn e Gucatin në burgun e Hagës

Lajme

Thaçi e të tjerët shihen nga dritarja me Haradinajn e Gucatin në burgun e Hagës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Thaçi e të tjerët shihen nga dritarja me Haradinajn e Gucatin në burgun e Hagës

Në Hagë aktualisht janë në paraburgim disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë të fundit që arritën në Hagë, ku ndaj 3 prej tyre u mbajt edhe seanca e parë nga Gjykata Speciale.

Por, këta të fundit janë pritur nga anëtarët e OVL-UÇK-së, të cilët kanë më shumë se një muaj që po vazhdojnë paraburgimin atje.

Media merr vesh se Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Sali Mustafës nuk u është lejuar të takohen me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, pasi këta të fundit janë në vetizolim, për shkak të COVID-19.

Ata nuk do të takohen edhe 10 ditë, pasi t’i bëjnë dy javë që janë vendosur në objektin e  Dhomave të Specializuara në Hagë.

Media nga burime të saj merr vesh se ata përshëndeten nga dritaret me njëri-tjetrin, pra vetëm kur njëra palë del për shëtitje, ata kanë mundësi të përshëndeten mes vete.

Gucati e Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në Prishtinë. Po atë ditë, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Ndërsa, më 5 nëntor janë konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, të cilët janë dërguar po ashtu në Hagë. Thaçi ka mbajtur dje seancën e parë dëgjimore, ndërsa Veseli e ka mbajtur sot.

Por, bastisje dhe arrestim ka pasur më 4 nëntor ndaj Jakup Krasniqit, i cili pas 8 orësh orësh bastisjesh në shtëpinë e tij, ai u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara. Ndaj tij është mbajtur dy ditë më parë seanca e parë dëgjimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat