Në Serbi s’ka qetësi: Gjermania me asistim të Amerikës do të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Në Serbi s’ka qetësi: Gjermania me asistim të Amerikës do të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:36
Angela Merkel

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç ka komentuar kumtesën e bisedës mes Biden edhe Merkel rreth Ballkanit, duke nënvizuar se na pret presion rreth pranimit të Kosovës dhe federalizmi i BeH, por sipas tij nuk mundet lehtë të ndryshohet marrëveshja e Dejtonit, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Presioni do të jetë rreth Kosovës dhe unitarizmit të BeH, por jo për shkak të zgjerimit të Be-së por për shkak të interesave gjeopolitike të aleancës perëndimore vlerësoi ai.

"Pranimi i Kosovës dhe federalizmi i Bosnjës është qëllim i administratës së Biden që këto çështje dëshiron sa më parë të i zgjidh në mënyrën që i përgjigjet interesave perëndimore. Ajo që do sjell dinamikë dhe ndryshim të gjendjes në raport me administratën Tramp është ofrimi i Uashingtonit me Berlinin dhe dhënia e dritës jeshile që BE përkatësisht Gjermania të udhëheq të gjithë procesin me asistim të plotë të Amerikës dhe në linjën e bashkimit të interesave sepse me ketë zgjidhet edhe çështja e ndikimit rus edhe kinez në këtë hapësirë”, tha Milivojeviç.

Ai shtoi se Serbinë e pret presion i jashtëzakonshëm nga perëndimi nën të cilin është tash e dy dekada por me dinamikë të ndryshme.

Situata dhe gjërat kanë ndryshuar në skenën botërore dhe kjo nuk mund të zgjidhet “nëpër gjunjë”, por për tokë, tha Milivojeviç.

“Problem është se gjërat kanë ndryshuar, as nuk është Serbia ajo që ishte , as bota dhe as nuk mund të zgjidhet kjo të zgjidhet përmes gjunjëve. Sipas kësaj pa marr parasysh presionin, modeli i vetëm mbetet diplomacia, zgjidhja politike dhe respektimi i interesit serb dhe nëse dikush është i interesuar për paqe dhe stabilitet në kto hapësira duhet këtë të respektojë realitetin e ri”, vlerësoi Milivojeviç.

Ai mendon se nuk mundet aq lehtë të anulohet marrëveshja e Dejtonit. “Ky është dokument serioz ndërkombëtare dhe vetëm Dejtoni burimor garanton paqe edhe stabilitet dhe ambient të volitshëm politik. Kjo është shumë me rëndësi sepse jemi larg zgjerimit, prandaj është e qartë se presioni është në funksion të interesave të aleancës perëndimore dhe jo sepse euro-integrimet janë në plan të parë, apo dobia e jonë”, tha ai.

Ai nënvizoi se Serbia duhet të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tash, përkatësisht të mos ndryshojë politikën e insistimit në zgjedhje diplomatike, ku respektohen edhe interesat e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat