Pse po ndihemi keq kur po humb Kosova, avokati Koci: Unë për vete plasa!

Lajme

Pse po ndihemi keq kur po humb Kosova, avokati Koci: Unë për vete plasa!

Nga: A.Zh Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:44
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se po ndihet keq kur po humb kombëtarja e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se janë pritjet maksimale, shumë përtej mundësive, ato që po e bëjnë të ndihet i tillë.

Koci ka parashtruar pyetjen se pse në futboll po mendohet se Kosova është superfuqi, kur është zero në kulturë, arsim, shkencë, ekonomi e teknologji, përcjell Bota sot.

Kosova është duke humbur me rezultat 2:0 nga Spanja.

Postimi i Kocit në Facebook:

Në kulturë zero. Në arsim zero. Në shkencë zero. Në teknologji zero. Në ekonomi zero.

Prandaj, nuk po e kuptoj se si po mendojmë që në futboll jemi superfuqi?

Sidoqoftë, mirë është me i dhënë kurajo djemve tanë, dhe me ia bërë qejfin vetës.

Deri në një masë.

Pritjet maksimaliste, shumë përtej mundësive, po na bën që të ndihemi keq kur po humbim.

Unë për vete plasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat