Berisha: Qytetarët e Istogut të izoluar qe 20 vjet nga LDK-ja, është koha për referendum

Lajme

Berisha: Qytetarët e Istogut të izoluar qe 20 vjet nga LDK-ja, është koha për referendum

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:09
Berisha: Qytetarët e Istogut të izoluar qe 20 vjet nga LDK-ja, është koha për referendum

Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka mbajtur konferencë me strukturat e AAK-së në Istog, duke shtuar se qytetarët e Istogut e duan ndryshimin me AAK-në, pavarësisht që grupe e interesit të LDK-së kanë bërë gjithçka që ti privojnë nga nevoja për ndryshim dhe zhvillim duke u viktimizuar e duke i lënë të izoluar qe 20 vite.

Berisha tha se puna e tyre dhe dëshira e qytetarëve të Istogut ka bërë që këto zgjedhje të jenë referendum për ndryshim.

Postimi i plotë:

“Vullneti juaj për ndryshim ka bërë që edhe qytetarët e Istogut ta dojnë ndryshimin dhe të votojnë për ndryshim pavarësisht që grupet e interesit të LDK-së kanë bërë gjithçka që qytetarët e Istogut ti privojnë nga nevojë për ndryshim dhe zhvillim duke u viktimizuar e duke i lënë të izoluar me 17 tetor”.

“Qytetarët e Istogut treguan se nuk duan më status-quon. Grupet e LDK-së e përdorin për grupe të interes dhe individuale. Puna juaj dhe dëshira e qytetarëve të Istogut ka bërë që këto zgjedhje të jenë referendum për ndryshim. Deri këtu ja kemi dalë me punë të ndershme me program që do ta zbatojë pikë për pikë. Qytetarët e Istogut tash pas një 20 vitesh janë të etur për ndryshim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat