​Ngjarjet e datës 28 dhjetor

Lajme

​Ngjarjet e datës 28 dhjetor

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Mbahet seminari i dytë shkencor në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike FIEK, ora 08:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton planet e performancës së agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; AKK; ARKEP; ARRU; KPMM; ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Fakulteti i Studime Islame organizon seminarin shkencor "Kontributi dhe veprat e Mehmet Akif Ersoj- Pejanit" me rastin e 100-vjetorit të miratimit të himnit të Turqisë. (Salla e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ora 10:00)

Organizata studentore “REFORMA”, bënë shpërndarjen e dhuratave të mbledhura në kuadër të kampanjës #njëdhuratëpërfëmijët. (Klinika e Pediatrisë QKUK, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme - shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare - debat parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku mban konferencë për media. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30, deklarimet pas takimit)

Presidentja Vjosa Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 - pamje)

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për 2021 dhe festave të fundvitit, organizon pritje për mediat. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat