Flet kryekrimineli serb – Komandant Guri për maskarën e Reçakut

Lajme

Flet kryekrimineli serb – Komandant Guri për maskarën e Reçakut

Nga: N. Sh. Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:05
Goran Radosavljeviq

Goran Radosavljeviq - Guri, i cili ishte komandant i Grupeve Operacionale të Kërkimit në Kosovë, ka folur për masakrën e Reçakut.

Radosavljeviq ishte personi përgjegjës për operacionin ushtarak në Reçak më 15 janar 1999, i cili do të njihej si masakra e Reçakut.

Gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), ai udhëhoqi një sërë grupesh “kundër-terrorizmi” që njiheshin si Grupi Operacional (OPG).

Ata u krijuan për të luftuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila kërkonte pavarësinë e Kosovën nga Republika Federale e Jugosllavisë.

Komandanti serb  “Guri” është vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ish-zyrtari i policisë serbe, i cili ka shërbyer si komandant i një kampi, ku janë vrarë vrarë tre vëllezërit Bytyçi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 18 dhjetor se Goran Radosavljeviq ka qenë “i përfshirë” në vrasjen e vëllezëve Bytyçi andaj edhe gruaja dhe vajza e Radosavljeviqit do të goditen me sanksione, bazuar në “seksionin 7031 (c)”.

Një numër i grupeve të drejtave të njeriut kanë pohuar se OPG ka kryer krime lufte kundër civilëve.

OPG më vonë u dyshua për vrasjen e 41 civilëve shqiptarë në masakrën e Qyshkut në Kosovën perëndimore në maj të vitit 1999.

E për masakrën e Reçakut ka folur përsëri krimineli serb.

“Ishte një nga disfatat e tyre më të mëdha, policia në mënyrë të ligjshme kreu një aksion të përgatitur prej ditësh, nga zbulimi i terrenit, duke mbledhur informacion se kush është aty, çfarë forcash janë. Mësuam se në fshat nuk ka civilë, të gjithë u larguan sepse prisnin që ne ta kryenim aksionin, ata thjesht nuk e dinin se kur”, tha Radosavljeviq për Kosovo online, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tha se policia serbe e dinte se aty ishte “familja Mujota”, e cila ishte përgjegjëse për disa sulme terroriste ndaj policëve në rrugën nga Ferizaj për në Prizren, afër Duljes.

Ai ka thënë se policia e ka kryer aksionin në mënyrë të pazakontë, sepse ka ardhur përmes “territorit të tyre”, dhe e kanë pritur direkt nga magjistralja Ferizaj-Prizren.

“Ne erdhëm përmes territorit të tyre, nga ajo anë nga e cila nuk na prisnin. Sigurisht që të gjithë terroristët që ishin aty u likuiduan, një pjesë sigurisht që ikën dhe shkuan në shtabin e tyre në fshatin Petrovë. Aty ishte shtabi i tyre kryesor”, ka thënë Radosavljeviq.

Sipas tij, organet hetuese serbe kanë tentuar të bëjnë një hetim dhe ka ardhur gjyqtarja hetuese Danica Marinkoviq.

“Mirëpo, në ndërkohë kanë marrë përforcime nga fshati Petrovë, kanë shtënë në grupin hetimor, kështu që nuk ka mundur të kryhen hetimet. Gjatë natës ka ardhur një kompani e njësive speciale të policisë serbe nga Ferizaj për të siguruar sigurinë. Ata u tërhoqën gjatë mbrëmjes, dhe gjatë natës Ëalker hyri me terroristët, solli kufomat që ishin ekzekutuar dhe i hodhi në luginën e famshme, të cilën më vonë e shfaqën në televizion. Të nesërmen, ne hymë Përsëri në Reçak dhe ne e dinim se ata ishin transferuar në xhami. Arritëm te trupat dhe i dërguam në mjekësinë ligjore në Prishtinë”, tha Radosavljeviq.

Ai deklaroi se patologia finlandeze Helena Ranta, nën presionin e Ëilliam Ëalker, duhej të firmoste se kishte një masakër në fshat.

Ai thotë se kjo ngjarje është shfrytëzuar si rast për bombardimet e NATO-s të Republikës Federale të Jugosllavisë.

"Në ditën e dytë, një nga djemtë tanë, Miro Mjekiq, u vra. Ne kishim dy të plagosur lehtë. Pas kësaj, në parim dihet gjithçka, ka pasur një bombardim pa vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", tha Radosavljeviq.

"Edhe fshati Raçak quhej fshati i Ëalkerit. Sigurisht, ata kurrë nuk do ta pranojnë se ishte një operacion i ekzekutuar në mënyrë perfekte të Grupeve Operacionale të Ndjekjes", përfundoi Radosavljeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat