Eksperti i sigurisë: Sivjet në Kosovë 8 persona kanë humbur jetën në vendin e punës

Lajme

Eksperti i sigurisë: Sivjet në Kosovë 8 persona kanë humbur jetën në vendin e punës

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:17
Ilustrim

Gëzim Xërxa nga Shoqata Kosovare për Siguri dhe Shëndet në Punë, deklaroi se gjatë këtij viti në Kosovë 8 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndet në Punë, eksperti i kësaj fushe Gëzim Xërxa tha që është i nevojshëm ndërtimi i legjislacionit në punë që të angazhohet mjekësia e punës dhe të ndërtohen rregullore për siguri dhe për shëndet në punë.

“Gjatë këtij viti, në Kosovë 8 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Ka nevojë për një senzibilim më të madh fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë nga të gjithë aktorët e ndryshëm që të nxisin kapacitete për një punë më të sigurt në vendin tonë. Në republikën e Kosovës kemi nevojë imediat ta ndërtojmë legjislacionin sa i përket shëndetit në punë sepse mos ta harrojmë që ne po fokusohemi gjithmonë tek aksidentet por sëmundjet profesionale që janë rrjedhojë e aksidenteve apo e veprimtarisë së çdo punonjësi, pak po i trajtojmë në vendin”, tha Xërxa.

I ftuar në emisionin “Ditari” eksperti i sigurisë bëri të ditur në 5 vitet e fundit në Kosovë kanë ndodhur mbi 70 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe rreth 500 aksidente.

“Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, çdo vit 2.78 milion persona humbin jetën në vendin e punës dhe ky numër është enorm. Në Republikën e Kosovës në 5 vitet e fundit kemi mbi 70 raste të vdekjeve në vendin e punës. Po ashtu në këto 5 vite kemi diku edhe rreth 500 aksidente në vend të punës”, theksoi ai.

Xërxa më tutje shtoi se më shumë se 10 kompani janë në Kosovë që merren me çështjen e sigurisë në vendin e punës.

“Më shumë se 10 kompani janë të licencuara në Republikën e Kosovës që merren ekskluzivisht me veprimtarinë e sigurisë dhe shëndetit në. Në këtë kuadër edhe KOSHA si shoqatë kosovare për sigurinë dhe shëndetin në punë po mundohemi me dhënë të gjithë kontributin tonë përmes specialistëve apo ekspertëve për siguri ,ta ngjisim vetëdijen dhe profesionalizmin e kësaj fushe në mënyrë që të zvogëlohen vdekjet apo aksidente në vendet e punës”, shtoi eksperti i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat