Koha kur Demaçi deklaronte: I them Po Serbisë e Greqisë, dhe Jo Ibrahim Rugovës

Lajme

Koha kur Demaçi deklaronte: I them Po Serbisë e Greqisë, dhe Jo Ibrahim Rugovës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:15
Adem Demaçi dhe Hashim Thaçi

Një pjesë e përkthyer nga intervista e Adem Demaçit.

( A e shifni vehten pas dy vitesh si President të Kosovës ? )

Demaçi:- Nuk kam ambicje për pushtet, dhe sidomos nuk kam ambicje të jem kryetar i tillë ( i Kosovës së Pavarur). Por, unë kisha pranuar të jem President i një konfederate të BALLKANISË.  Kjo është edhe ideja ime. Unë i pari e kam paraqitur idenë për konfederatë dhe do të mundohem ta realizojë në jetë. Para një muaji në Selanik, një grek me shaka më tha se nuk është ide e keqe që kryeqytet i Konfederatës  Ballkania të jetë Selaniku. I thashë se nuk është ide e keqe, ngase edhe Selaniku është qytet i bukur. Megjithatë, nuk ka asnjë nevojë që të mendojmë ndonjë kryeqytet më të mirë sesa Beogradin. Pse mos të jetë Beogradi?

Deri kur?

 Demaçi:-Mendoj se ata pas një apo dy vitesh do të lodhën, do të lodhet edhe regjimi serb. Nuk mund ta di se si do jetë situata kur të lodhet ai regjim, por jam i sigurt so do të vij një situatë që duhet të bisedohet. Por, për mua minimumi është që ne të kthehemi në autonominë e vitit 1974, dhe nga këtu të jetë baza për bisedime rreth Konfederatës.

 Cilën konfederatë? 

Demaçi:- Po në mes të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Mendoi se çfarëdo zgjidhje tjetër do të jetë vetëm humbje kohe dhe derdhje e panevojshme gjaku. Shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë këtë kompromisë të madh, që të vazhdojmë bashkëjetesën me serbët dhe malazezët. Por jo më vetëm nën Serbi, as nën Mal të Zi, por së bashku me serbët dhe malazezët si të tre të barabartë.

Balkania?  

Demaçi:- Kjo është zgjidhja e përherëshme. Si e para, të na bashkohet Maqedonija, pastaj Bosnja e Hercegovina, e më vonë edhe Kroacia, edhe pse ata thonë se jemi evropian e nuk duam në Ballkan. Por, ata kanë më shumë interesa të na bashkohen në këtë konfederatë sesa të mbesin jashta saj. Nëse e gjitha kjo ka sukses, do të hapej rruga për një Konfederatë të madhe ballkanike. Besoj, kur të pajtohen Turqia dhe Greqia. ?!

A është ky emërtim me fat?

Demaçi:- Mendoj se asgjë nuk i mungon. Të gjithë jemi ballkanas, askush nuk mundet të thotë se nuk jemi ballkanas, dhe kjo është një e arritur. Tuxhmani sigurisht se nuk do, por Tuxhmani shpejt do të iki, ai e ka luajtur rolin e tij. Kroatët kanë kroatizuar, besa edhe janë mbikroatizuar, janë rrasë me kangë dhe kanë pa tash se pavarësia nuk po i rregulljka të gjitha dhe se mbetët nevoja e madhe edhe për të tjerët. SHQIPTARËT kanë fuqi punëtore, të tjerët kanë mendjen, të tretët kanë kapitalin dhe nga këto jetohet?!

 Për çka angazhohet partija e juaj dhe ju personalisht )

 A e shifni vehten pas dy vitesh President të Kosovës ? 

Demaçi:- Nuk kam ambicje për pushtet, dhe sidomos nuk kam ambicje të jem kryetar i tillë ( i Kosovës së Pavarur). Por, unë kisha pranuar të jem President i një konfederate të BALLKANISË.  Kjo është edhe ideja ime. Unë i pari e kam paraqitur idenë për konfederatë dhe do të mundohem ta realizojë në jetë. Para një muaji në Selanik, një grek me shaka më tha se nuk është ide e keqe që kryeqytet i Konfederatës  Ballkania të jetë Selaniku. I thashë se nuk është ide e keqe, ngase edhe Selaniku është qytet i bukur. Megjithatë, nuk ka asnjë nevojë që të mendojmë ndonjë kryeqytet më të mirë sesa Beogradin. Pse mos të jetë Beogradi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat