Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkruajti letër, i bën dhuratë pikturë me emblemën e UÇK-së

Lajme

Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkruajti letër, i bën dhuratë pikturë me emblemën e UÇK-së

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:35
Dhurata

Gur Beka, nxënës në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ditën e Pavarësisë i kishte shkruar një letër Rexhep Selimit, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë për akuzat e ngritura ndaj tij dhe 3 ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Në këtë letër, 7 vjeçari shprehu falënderimet e tij ndaj Selimit, si ushtar që luftoi për ta mbrojtur Kosovën.

Kësaj letre i është përgjigjur vetë 10-shi i UÇK-së, i cili ia dërgoi këtij nxënësi një dhuratë përmes bashkëshortes, Shqipe Selimi dhe vajzës së tij.

Ato të dyja e kanë befasuar nxënësin Gur Beka, duke i dhuruar një pikturë me emblemën e UÇK-së.

“E kom pa në foto që ka qenë shumë trim dhe i fortë”, tha nxënësi për Rexhep Selimin pasi pranoi dhuratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat