Kërcënon Simiq: Nga 1 qershori do të kundërpërgjigjemi me të gjitha mjetet

Lajme

Kërcënon Simiq: Nga 1 qershori do të kundërpërgjigjemi me të gjitha mjetet

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:11
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha sot se komuniteti serb në veri të Kosovës do të bëjë rezistencë nga 1 qershori dhe shtoi se ky afat është dhënë nëse Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndikojnë në vendimet e “paligjshme” të Albin Kurtit, kjo gjë duhet të marr fund sa më shpejt që është e mundur.

“Populli serb nuk mund ta tolerojë “regjimin” e Albin Kurtit. Ne japim një afat deri më 1 qershor për të ndalur represionin e popullit dhe sekuestrimin e tokave dhe shpronësimet e rrejshme, me arrestime dhe aktakuza të rreme.

Të ndalet persekutimi, sepse ka serbë në të gjithë botën. Të ndalojmë mohimin e të drejtave elementare si trajtimi dhe arsimimi.

Nëse këto veprime vazhdojnë, më 1 qershor do të vijë përgjigja e popullit serb, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet”, tha Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat