Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motelin “Galaxy” në Ferizaj

Lajme

Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motelin “Galaxy” në Ferizaj

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç merr vesh media, viktima është Izair Samiu, i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit Galaxy, ku kishte qëndruar bashkë me një grua. 

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale. 

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat