Vdes veterani i arsimit Zeqir Muqolli

Lajme

Vdes veterani i arsimit Zeqir Muqolli

Më: 17 qershor 2014 Në ora: 18:21

Më datën 14 qershor në Padova të Italisë në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë, veterani i arsimit Zeqir S. Muçolli. Familjarët njoftojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Herticë më datën 18 qershor në orën 18.

Veterani i arsimit Zeqir S. Muçolli u lind në Herticë të Besianës (Podujevës) me 8. VIII 1937. Shkollën fillore e kreu në Herticë, gjimnazin e ulët në Orllan, shkollën normale dhe fakultetin filozofik - dega e gjeografisë në Prishtinë, kurse studimet pasuniversitare i kreu në Beograd.

Punoi si mësues dhe si drejtor i shkollës fillore “Rilindja“ të Herticës, arsimtar dhe drejtor i shkollës fillore “Meto Bajraktari“ të Orllanit, profesor dhe drejtor i gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, inspektor i arsimit, sekretar i Bashkësisë së Kulturës dhe të Arsimit të Podujevës, inspektor krahinor i arsimit dhe këshilltar i sekretarit të Sekretariatit Krahinor për Arsim, Shkencë e Kulturë të Kosovës, ku u pensionua./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat