Mes debateve të forta të partive të ndryshme në Australi, është vendosur kuota e 12.000 refugjatëve sirianë që do transportohen nga kampet e tyre në Jordani, Liban e Turqi në Australi.
Ky numër është për 2000 më shumë sesa kërkonte partia opozitare, Labor Party, dhe më pak sesa kërkonte Partia e Gjelbër.
Kryeministri Tony Abott theksoi se në përzgjedhjen e refugjatëve “do kenë prioritet fëmijët, gratë dhe familjet nga pakicat e përndjekura”.
Edhe Australia i është bashkangjitur sulmeve të koalicionit anti-ISIS në Siri./ Bota Sot