Tmerri i refugjatëve: Tash sfidohen edhe nga shiu! (Foto)

Lajme

Tmerri i refugjatëve: Tash sfidohen edhe nga shiu! (Foto)

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 19:16

Shirat e rrëmbyeshëm e kanë kthyer kufirin maqedonas në një det prej balte.

Kjo është sfida e fundit e emigrantëve që duan të mbërrijnë në vendet e Europës perëndimore.

Të paktën 7 mijë njerëz, mes tyre shumë prindër me fëmijë, sfiduan shiun dhe u përplasën me policinë në kufirin verior të Greqisë, teksa po hynin në Maqedoni.

Policia grek thotë se kjo është vala më e madhe e vetme e refugjatëve, e regjistruar gjer më tani.

Maqedonia po shqyrton mundësinë e ngritjes së një gardhi në kufirin me Greqinë, njësoj siç ka bërë Hungaria.

Ekspertët thonë se pritet një valë akoma më e madhe refugjatësh në dhjetët ditët në vazhdim.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat