Dënimi i Ivanoviçit, shqiptarët e serbët nuk trajtohen njëjtë (Video)

Lajme

Dënimi i Ivanoviçit, shqiptarët e serbët nuk trajtohen njëjtë (Video)

Më: 23 janar 2016 Në ora: 16:41

​Përfaqësuesit ndërkombëtar po bëjnë drejtësi selektive kur bëhet fjalë dwnimet e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo po shihet edhe me gjykimin e Oliver Ivanoviçit dhe Sami Lushtakut. Derisa, Ivanoviqi u shpall fajtor më 9 vite heqje lirie, Lushtaku u dënua me 12 vite burg për një person të paidentifikuar.

Të enjten në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës, politikani lokal serb, Oliver Ivanoviçi u shpall fajtor më nëntë vite heqje lirie.

Ai u akuzua për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999 – 2000, por Gjykata i shpalli të pafajshëm katër të akuzuarit e tjerë.

Ivanoviç nuk u dërgua në paraburgim por Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja rumune, Roxana Comsa, iu vazhdua arresti shtëpia deri sa aktgjykimi ndaj tij të shpallet i plotfuqishëm.

Lidhur me këtë vendim, pati reagime dhe pakënaqësi, nga pala e dëmtuar dhe familjarët. Gjithashtu, edhe njohës të drejtësisë në Kosovë e quajtën të padrejtë këtë vendim.

Avokatët kosovar i ka habitur ky vendim, pasi që siç thonë po bëhet drejtësi selektive, ku kemi edhe dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushatku, i cili është dënuar me 12 vite burg, e që akuzohet për vrasjen e një personi i cili nuk dihet se kush është.

Për këtë, avokatët thonë se faktori ndërkombëtar po bënë drejtësi selektive por e kënaqshme për ekspertët e drejtësisë, është që ky është një mesazh i mirë për drejtësinë që kryesit e krimeve janë gjykuar dhe dënuar në shkallë të parë.

Avokati Skender Musa për KosovaPress tha se është i befasuar me sjelljen e faktorit ndërkombëtar, ku tha se populli shqiptar nuk është duke u trajtuar njëjtë nga ndërkombëtarët.

Musa: Populli shqiptarë nuk po trajtohet njëjtë nga drejtësia ndërkombëtare

“Të them të drejtën ne jemi të befasuar me sjelljen e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, për shkak se përderisa shqiptarë janë të vrarë me dhjetëra mijëra, diku rreth 14 mijë persona civilë dhe kemi kaq pak serbë të gjykuar për krime lufte, në anën tjetër shqiptarëve iu bëhen presione të ndryshme, s i nga Gjykatat e EULEX-it apo nga faktori ndërkombëtar duke themeluar edhe Gjykatë Speciale për t’iluftuar krimet, kinse krimet e kryera nga forcat e UÇK-së, nuk ka asnjë dyshim që kemi një drejtësi selektive. Dhe që ne si komb, si popull shqiptarë nuk jemi duke u trajtuar nga drejtësiandërkombëtare njëjtë. Kështu që përmënimin tim drejtësia ndërkombëtare ka zgjedhur formën e të fortit, zakonisht të fortit që në këtë rast të fortë edhe në raport me faktorin ndërkombëtar edhe me drejtësinë ndërkombëtare po dalin të jenë serbët”, ka thënë Musa.

Musa thotë se po hasin në drejtësi selektive, si nga ana e drejtësisë ndërkombëtare ashtu edhe nga drejtësia vendore.

Ai thotë se dënimi i Oliver Ivanoviçit ka qenë e papritur për të dhe ata të cilët merren me fushën e drejtësisë, pasi siç tha ai, bëhet fjalë për katër persona të vrarë dhe është dënuar me nëntë vitet burg, e q ë ky dënim ka qenë një dënim shumë i ulët.

Musa: Në drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare shpesh po hasim në drejtësi selektive

“Fatkeqësisht në Kosovë ka vite që edhe drejtësia ndërkombëtare duke mos e përjashtuar edhe drejtësinë vendore shpeshherë na ndodh që ta hasim në drejtësi selektive, përkundër faktit që edhe me ligjet Kosovës edhe me Konventat ndërkombëtare që rregullojnë kushtet e drejtësisë, ligji duhet të veproj si Ego Unes, që do të thotë duhet të veproj njëjtë me të gjithë personat. Dënimi i të akuzuarit Oliver Ivanoviç me 9 vite burg për krime lufte, kur bëhet fjalë për vrasje të 4 personave me 9 vite, me të vërtetë ka qenë një dënim i papritur për të gjithë ne që merremi me fushën e drejtësisë. Ka qenë një dënim shumë i ulët dhe nuk i ka kënaqur në asnjë formë pritjet e familjarëve, pritjet e palëve të dëmtuara” , tha Musa për KosovaPress.

Përderisa Lideri i Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq është dënuar me 9 vite burg, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, dënohet me 12 vite burg për një person të paidentifikuar.

Për këtë Musa thotë se dënimi ndaj Lushtakut ka qenë më i lartë, edhe përkundër informacioneve të cilat i posedojnë nuk dihet personi i cili është vrarë. Megjithëkëtë, ai ka shtuar se nëse nuk ka një të dënuar për masakrën e Sudinës, Izbinë e të Reçakut por ka të dënuar një ish komandant të UÇK, kjo sipas tij nuk e bënë që të ketë një drejtësi të mirëfilltë.

Musa: Nuk mund të themi se kemi drejtësi të mirëfilltë

“Sa i përket zotit Lushatku, dënimi i tij ka qenë një dënim më i lartë...përkundër faktit që në vazë të informacionit që ne i disponojmë nuk dihet personi i cili është vrarë... Nëse ne nuk kemi asnjë rast të dënuar për masakrën e Sudinës, për masakrën e Izbinës, të Reçakut dhe tash dënohet një ushtar apo një komandant i UÇK-së për një vrasje enigmatike me 12 vite burg, ndërkaq një udhëheqës edhe politik edhe ushtarak i serbëve që ka vepruar në kohën e regjimit që edhe vetë kryetari i atij shteti ka qenë i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, kjo nuk është absolut nuk mund të themi që kemi një drejtësi të mirëfilltë”, tha Musa.

Por Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, e ka konsideruar lajm të mirë, që gjyqësori ka dënuar dikë për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndaj popullatës së pafajshme civile.

“Pa komentuar vlerësimin, gjykimi dhe lartësinë e dënimit në këtë rast, konsideroj se është lajm i mirë që gjyqësori ka dënuar dikë për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndaj popullatës së pafajshme civile. Si do që të ketë ky dënim me burgim dhe lartësia e tij, ky dënim është një satisfaksion për viktimat e krimit në Kosovë. Kujtoj këtu që ka shumë krime të kryera në Kosovë ndaj popullatës civile të cilat mbesin të pandjekura dhe pagjykuara, prandaj si do që të jetë, ky rast është një mesazh i mirë për drejtësinë që kryesit e krimeve janë gjykuar dhe dënuar në shkallë të parë”, tha Musliu për KosovaPress.

Ndërsa sa i përket masës së arrestit shtëpiak për Ivanoviçin, Musliu ka thënë për KosovaPress se kjo masë nuk është adekuate, duke e marrë parasysh se ai është gjendur fajtor nga gjykata e shkallës së parë dhe se lartësia e dënimit është mbi 5 vite. Madje ai thotë se ekziston rreziku i arratisjes së Ivanoviçit në Serbi.

“Sa i përket caktimit të masës së arrestit shtëpiak për z. Ivanoviç, konsideroj se kjo gjykata ka vlerësuar të gjitha arsyet ligjore për vendosjen e kësaj mase dhe pa ndërhyrë në këtë vendimmarrje, vlerësoj se kjo masë nuk është adekuate, duke marrë parasysh si ai është gjendur fajtor nga gjykata e shkallës së parë dhe se lartësia e dënimit është mbi 5 vite. Gjithashtu, konsideroj se mund të ekziston rreziku i arratisjes së Ivanoviçit në Serbi dhe kjo do t'i mundësonte atij shmangien ndaj ekzekutimi i sanksionit penal për vuajtje të dënimit, gjithnjë nëse ky aktgjykim bëhet i plotfuqishëm dhe krejt kjo mbështetet në raportet që ka Kosova me Serbinë”, ka thënë Musliu.

Se dënimi ka qenë jo adekuat e thotë edhe profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu. Salihu për KosovaPress tha se dënimi i dhënë Olibver Ivanoviçit, ka qenë shumë jo adekuat në krahasim me krimet që i ka kryer.

Salihu: Dënimi shumë joadekuat për Ivanoviçin në krahasim me krimet që i ka kryer

“Dënimi nuk është as për së afërmi adekuat, është dashur sipas normave, parimeve të cila janë në fuqi, dhe ai është gjykuar sipas ligjit që ka qenë në fuqi në atë kohë, Ligjit penal tëasaj Jugosllavisë sepse edhe atëherë janë kryer ato krime. Për ato krime për ët cilat është akuzuar Ivanoviç, në ligjin i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë e parapri dënimi deri në 20 vite ose dënim me vdekje. Këto krimet e luftës janë krimet më të rënda që mundet një person me kry, dhe kështu që vërtetë dënimi është shumë, shumë jo adekuat në krahasim me krimet që i ka kryer”, tha Salihu për KosovaPress.

Por ai thotë se edhe përkundër kohës së tejzgjatur, është i kënaqur që Ivanoviç është nxjerr para gjykatës. Salihu madje tha se një ndër problemet në Republikën e Kosovës është edhe çështja e sundimit të ligjit.

Salihu: Mirë që Ivanoviçi është nxjerr para Gjykatës

“Një ndër problemet kruciale më të rëndësishme në këtë republikën tonë të Kosovës është edhe çështja e sundimit të ligjit...në këtë rast të Ivanoviçit, është gjykuar nga një gjykatë siç ne i themi ndërkombëtar, përkatësisht tërë kolegji i gjyqtarëve ka qenë ndërkombëtar të cilët janë duke funksionuar dhe duke gjykuar në Kosovë. Mua më ka ardh mirë që ai njeri është nxjerrur para gjykatës, më ka ardhur mirë që është zhvilluar një procedurë edhe pse e tejzgjatur por korrekte dhe më ka ardhur mirë që në bazë të provave të cilat janë administruar dhe të cilat i atribuohen i ngarkohen Ivanoviç janë vërtetuar pa asnjë mëdyshje që ai është fajtor për vrasjen e atyre katër civilëve në prill të vriti 1999”,tha ai.

Reagime pati edhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ku thotë se në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor dhe qasjes në dokumentacionin zyrtar në këtë lëndë ka gjetur se shqyrtimi kryesor është zhvilluar me një profesionalistet të jashtëzakonshëm nga trupi gjykues. Në komunikatën e dërguar për media nga FDH, thuhet se është e pakundërshtueshme se i akuzuar Ivanoviç në ditën më kritike të tij ka qenë në vendin e ngjarjes, por qëka mbetur e paqartë roli i tij, nëse ka dhënë urdhra për vrasje civile.

“Është e pakundërshtueshme se i akuzuari Ivanoviç në ditën kritike ka qenë në vendin e ngjarjes, por ka mbetur i paqartë roli i tij konkret, nëse ka dhënë urdhra për vrasjen e civilëve, si dhe cilat veprime konkrete i ka ndërmarrë në ditën kritike? Qartësimi pritet të bëhet me anë të aktgjykimit me shkrim, në lidhje me këtë FDH Kosovë do ta publikon anal izën e detajuar të rastit”, thuhet në komunikatën e FDH-së.

Oliver Ivanoviç, ishte në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Sipas aktakuzës më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, tani “Ahmet Selaci” dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë urdhëroi një grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër personave që nuk ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që të kryejnë vrasjen e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatm ir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi.

Si rezultat i kësaj, nën komandën dhe kontrollin e Ivanovicit janë pushkatuar për vdekje Fatmir Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari.

Ndërsa pas luftës, më 3 shkurt të vitit 2000 grupe të policëve të MUP-it dhe të Rojave të Urës iu bashkuan një grupi spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në ndërtesat ku jetonin familjet shqiptare, me qëllim të dëbimit të tyre dhe me qëllim final që t’i vrisnin, dhe i vranë personat në vazhdim duke përdorur mjete eksplozive, armë dhe thika:

Viktimat ishin: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rukeci dhe Nimon Sejdiu.

Nga aksioni i parë, ku janë përdorur mjete eksploduese, armë dhe thika kanë mbijetuar me lëndime të rë nda Rrezarta Ajeti, Nexhmedin Ajeti dhe Emine Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat