Azilantja shqiptare: Më rrëmbyen në kamp dhe më përdhunuan

Lajme

Azilantja shqiptare: Më rrëmbyen në kamp dhe më përdhunuan

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 17:15
Emigrantët

Një grua shqiptare, e cila ka qenë azilante në kampin e refugjatëve në Burbah të Gjermanisë akuzon katër punonjës të kampit se e kanë rrëmbyer dhe e kanë përdhunuar për dy ditë resht. Gazeta gjermane “WRD” shkruan se azilantja nga Shqipëria është dërguar në një shtëpi dhe ka qenë e pandërgjegjshme. Ajo tregon se një punonjës i sigurisë në kamp e kishte ftuar për një pije me kolegë të tjerë. “Pas gotës së tretë, rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha në një shtëpi tjetër me katër persona. Kam frikë se më kanë përdhunuar”, është shprehur ajo.

Denoncimin e gruas shqiptare e përforcon edhe dëshmia e shqiptarit Armando Milloshi, që është shprehur se ka parë momentin kur gruaja ishte e dehur me vodka me rojet e sigurisë. Sipas tij, më pas gruaja është nxjerrë pa ndjenja jashtë kampit. Prokurorët megjithatë janë shprehur se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi ka ndodhur muaj më parë. Tashmë është e vështirë të përcaktohet nëse shqiptarja është përdhunuar apo jo. Forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat