Majlinda Kelmendi nuk po mendon për pensionim. Madje, Xhudistja kosovare mendon se e ka përpara karrierën e saj.
“Jam 25 vjeçe, në formën më të mirë të mundshme. Nuk kam arsye të tërhiqem, jam shumë e motiuar. Do të ishte gabimi më i madh nëse do ta lija xhudon”, ka thënë Xhudistja pejane në konferencë për shtyp.