Operacion antiterror në gjithë Ballkanin, arrestohen 4 shqiptarë që financonin ISIS

Lajme

Operacion antiterror në gjithë Ballkanin, arrestohen 4 shqiptarë që financonin ISIS

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Katër shqiptarë të dyshuar si përkrahë të ISIS janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni anti-terror të zhvilluar në Ballkan. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni u ndaluan 4 shqiptarë dhe 16 persona të tjerë, nga të cilët 5 huaj dhe 11 shqiptarë.

Në vendin tonë aksioni u mbajt në Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Elbasan dhe u arrestuan Xh.F 34 vjeç nga Dibra, B.P 30 vjeç nga Tirana, E.F 30 vjeç nga Shkodra dhe M.H 46 vjeç nga Peshkopia.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Operacioni vazhdon në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat