Varroset Bleranda Curri, afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lajme

Varroset Bleranda Curri, afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:06
Është varrosur Bleranda Curri

(E plotësuar) - Familja Curri ia ka falur gjakun familjes Salihu, pasi djali i tyre shkeli për vdekje me veturë Bleranda Currin, 20-vjeçare, të enjten në mbrëmje në Fushë Kosovë.

Falja e gjakut nga Familja Curri është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Blerandës.

Me lot në sy familjarët e familjes Curri ua kanë dhënë dorën e faljes Salihajve.

Momenti emocional i faljes është bërë në prani edhe të qindra personave që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë, na keni nderu ne, familjen dhe të gjithë”, ka thënë hoxha i fshatit.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat