Sheshel: Serbia të kërkojë mbrojtje nga Rusia për dialogun me Kosovën

Lajme

Sheshel: Serbia të kërkojë mbrojtje nga Rusia për dialogun me Kosovën

Më: 23 mars 2017 Në ora: 00:45
Kandidati për president të Serbisë, Vojisllav Sheshel

Kandidati për president të Serbisë, Vojisllav Sheshel vizitoi sot Krushevacin, ku u takua me përkrahësit e tij.

Ai u tha atyre se detyra e tij më e rëndësishme është ta mund Aleksandër Vuçiqin.

Mes tjerash, Sheshel u tha ithtarëve të tij se është e domosdoshme të ndërpriten bisedimet me Kosovën të cilat zhvillohen në Bruksel, sipas tij, kjo duhet të bëhet deri sa Kosova të merret me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Bashkimi Evropian duhet të garantojë anulimin e vendimit “të qeverisë kukull në Prishtinës për grabitjen e pasurisë shtetërore serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkoj mbrojtje nga Rusia, pasi thotë se Kosova gëzon mbrojtjen nga shumë shtete të fuqishme, mirëpo kërkesa e tij nuk mbaron këtu, ai thotë se në bisedime ku janë të pranishëm përfaqësues Evropian duhet të jenë të pranishëm edhe ata rusë.

Sheshel ka përsëritur se është i angazhuar për integrimin me Rusinë,dhe se është kundër hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat