Policia me komunikatë zyrtare, jep detaje për vetëvrasjen e profesorit në Pejë

Lajme

Policia me komunikatë zyrtare, jep detaje për vetëvrasjen e profesorit në Pejë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 23:09
Sokol Domniku

(E plotësuar) - Njoftoheni se me datë 05.06.2017, rreth orës 21:00 kemi pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë ne Pejë ka ndodhur një vetëvrasje.

Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku ne vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D.  (1981).

Sipas të dhënave hetimore, viktima për derisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë te instruktorit ( dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e  spitalit rajonal në Pejë,  përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga fatale ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes.

Vetëvritet profesori i njohur nga Peja

Në mbremjen e së hënës ka ndërruar jetë Sokol Domniku profesor në Universitetin e Pejës, Haxhi Zeka.

Mësohet se Domniku është vetvrarë.

Lajmin për vetvrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

“Një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve qe i ka shkaktuar vetës. Hetuesit dhe prokurori janë në vend të ngjarjes dhe nesër del raporti dhe do të ketë detaje të reja. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Ibraj.

Image

Një i vrarë në Pejë

Një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit të Pejës.

Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë dr. Elezaj.

Kallxo merr vesh se viktima është S.D. (emri i njohur për redaksinë), i lindur më 1981.

Mjeku kujdestar ka treguar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.

Rastin  e ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se në bazë të rrethanave, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat